Video e aksidentit tragjik/ Në mes të 10 viktimave shqiptare dhe shoferi i autobusit, policia jep shkakun: Ndodhi…

Sipas mediave kroate, shoferët e autobusit nga Kosova që po transportonte emigrantët nga Frankfurti për në Prishtinë kishin ndaluar për të pushuar në Bregana gjysmë ore pëpara aksidentit. Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër.
Supozohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e shoferit, transmeton 24sata.hr.
Mes të vdekurve është shoferi ‘tjetër’, i cili nuk po e voziste autobusin në atë kohë, raporton kjo media kroate.
Shefi i stacionit të policisë rrugore të Slavonski Brod, Franjo Galiq the se ky aksident ishte nga më të rëndët që ka parë ai.
“Ka të paktën 10 të vdekur. Nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të lënduarve”, shtoi ai.
Ndërsa nga 45 të plagosur siç raportohet po iu jepet ndihma mjekësore, ndërsa 8 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.