VIDEO/ Nuk ndalen aksidentet, përplasen automjetet, makina merr flakë

Një aksident ka ndodhur në rrugën Lezhë-Shkodër. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë njëra prej tyre ka marrë flakë.
Në videon se sjellë në redaksinë e gazeta ‘Shqip’ shihet qartë se makina pas përplasjes me një tjetër ka marrë flakë, ku mbase ka qenë dhe me ndonjë impiant gazi. Ndërkohë që për shkak të trafikut të krijuar zjarrfikëses i është dashur pothuajse 30 minuta të vinte në vendngjarje, ndërsa punonjësit e janë detyruar të zbresin nga makina dhe ta bëjnë rrugën në këmbë.
Sipas informacionit të policisë, aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”, mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin A.S. është përplasur me mjetin tip “Fiat” me drejtuese shtetasen A.Z., ku si pasojë e përplasjes ka marrë flakë mjeti tip “Ford”.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:45, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit” mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin A.S. është përplasur me mjetin tip “Fiat” me drejtuese shtetasen A.Z., ku si pasojë e përplasjes ka marrë flakë mjeti tip “Ford”. Nuk ka njerëz të dëmtuar, vetem dëme materiale. Sherbimet e Policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Pavarësisht se policia rrugore ka rritur prezencën dhe kontrollet në akset nacionale, aksidentet nuk kanë të ndalur. Kujtojmë se aksidenti më i fundit ishte në rrugën Fier-Vlorë ku vdiqën 4 anëtarët e një familjeje.