Video/ Shitësja ambulante që u përplas me Policinë Bashkiake: Më dhanë 150 mijë lekë!

Shitësja ambulante, videoja e të cilës duke hedhur mallin që shiste në rrugë u bë virale, ka pranuar se gjithçka ishte një lojë për të akuzuar punonjësit e Policisë Bashkiake dhe se madje për këtë ajo edhe është ndihmuar dhe paguar nga persona të tjerë.

Përmes një videoje më të fundit që po qarkullon në rrjetet sociale dhe në media, ajo ka rrëfyer me zë dhe me figurë se si e rrëzoi vetë karrocën dhe se pas këtij veprimi ka marrë menjëherë 150 mijë lekë nga disa persona që ndodheshin pranë saj në ato momente.

Pjesë nga video:
Personi që xhiron videon: – Si e rrëzove karrocën?
Shitësja ambulante: – E rrëzova karrocën. Si e kam kapur karrocën unë është për tu habitur.
Personi që xhiron videon: – Po pra, marshalla, gjithë atë fuqi.
Shitësja ambulante: – Po si ma dha Zoti forcën aty, 150 mijë lekë me sekonda.
Personi që xhiron videon: – 150 mijë lekë i more me sekonda…
Shitësja ambulante: – M’i hodhën burrat mu, njerëzit e huj.
Personi që xhiron videon: – I more?
Shitësja ambulante: – Po, mi hodhën për qejf. Edhe ju më keni ndihmuar këtu. Unë me ndihmën tuaj se vetë cfarë do bëja?
Personi që xhiron videon: – Ia paske hedhur bukur fare. Tani merr ato që blen aty te tregu.

Vetëm dy ditë më parë një video e manipuluar ku pretendohej se punonjësit e Policisë Bashkiake i rrëzojnë karrocën me zarzavate gruas së moshuar bëri xhiron e rrjetit dhe portaleve, edhe pse më pas u publikua videoja e plotë e pacensuruar ku shitësja dukej qartazi që e ka rrëzuar vetë karrocën me mallin që po tregtonte në rrugë.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT