45 mijë vaksina Pfizer i shtohen stokut të vaksinave për muajin e hapur

Numri total i vaksinave të siguruara nga Shqipëria ka shkuar në thuajse 1 milionë e 850 mijë të tilla.
Dërgesa e fundit është një sasi prej 44 mijë e 460 dozash të vaksinës Pfizer, që kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit.
Kryeministri Rama ka njoftuar lajmin e mbërritjes së tyre duke shtuar apelin për vaksinim në kuadër të muajit të hapur.
“44,460 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”duke e çuar në 1,845,660 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit masiv”, shkruan Rama.