5 të vdekur/ Furgoni i bërë copë disa metra poshtë në greminë, pamjet e llahtarshme (VIDEO)

Këto janë pamjet e frikshme nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e sotme në Qafë-Muzinë.
Furgoni që u përplas me një fuoristradë tip Jeep dhe më pas ra disa metra poshtë në greminë.
Në incidentin e ndodhur në aksin Gjirokastër-Sarandë, terreni për nxjerrjen e trupave është shumë i vështirë.
Në pamjet filmike shihen një turmë e madhe njerëzish që ndodhen në krye të rrugës, dhe po kërkojnë të ndihmojnë të aksidentuarit.
Nga aksidenti janë konfirmuar deri tani 4 viktima.
LEXO EDHE: Policia jep detaje nga aksidenti në Muzinë, numri zyrtar i viktimave dhe sa humbën jetën