Abazoviq: S’kemi nevojë për botën serbe, ato ide duken vërtetë të rrezikshme

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se ka pritur që marrëdhëniet midis Podgoricës dhe Beogradit të përmirësoheshin pasi Serbia e ndihmoi Malin e Zi me vaksina, por kjo nuk ndodhi sepse disa ngjarje politike në Mal të Zi shkaktuan shumë më tepër vëmendje në Serbi.

Ai tha se me rastin e shkarkimit të ministrit malazez të Drejtësisë, Vladimir Leposaviq, miratimit të Rezolutës për Srebrenicën dhe Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, u krijua një energji negative në mënyrë të panevojshme.

Duke komentuar deklaratën e ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, për krijimin e botës serbe, Abazoviq deklaroi se “ne nuk kemi nevojë për botën serbe, por botën evropiane”.

“Unë i kam kritikuar deklaratat e tilla disa herë. Kam frikë se ne u japim atyre shumë rëndësi, edhe pse ato me të vërtetë duken të rrezikshme. Kur i japim diçkaje joserioze rëndësi të madhe, atëherë me të vërtetë bëhet shumë më e madhe seç duhet”, tha Abazoviq.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT