Aksidenti tragjik në Muzinë, flet Ilir Meta: Jam pikëlluar! Policia të parandalojë aksidentet në të ardhmen

Aksidenti tragjik që i mori jetën pesë qytetarëve në Qafë Muzinë nuk ka mbetur pa u komentuar nga presidenti Ilir Meta.

Përmes Facebook, ai thotë se u pikëllua shumë. Ilir Meta shprehet se i uron shërim të shpejtë të mbijetuarve.

Si për çudi, presidenti falenderon stafet mjekësore që u ndodhën në aksident. Mirëpo ai thotë se Policia duhet të parandalojë aksidente të tilla…

Ja reagimi i plotë:

Thellësisht i pikëlluar për jetët e humbura në aksidentin tragjik në Qafë-Muzinë.

Ndaj dhembjen e thellë dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe të gjithë solidaritetin familjarëve të tyre!

Të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë dhe i përgëzoj autoritetet shëndetësore për kujdesin dhe ndihmën që po u japin në këto momente të vështira!

Një apel të fortë u bëj të gjithë qytetarëve për të udhëtuar me shumë kujdes dhe dëshmuar përgjegjshmëri të lartë në drejtimin e automjeteve, në mënyrë që të tilla tragjedi tronditëse të shmangen në të ardhmen.

E nxis Policinë Rrugore dhe çdo strukturë tjetër përgjegjëse, që në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik, të marrin çdo masë efektive për parandalimin e aksidenteve kaq të rënda, që fatkeqësisht po bëhen kaq të shpeshta në rrugët e Shqipërisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT