Arbër Çekaj la babanë në burg, vetë donte të dilte! Kush është “Babagjyshin” që tentoi ta merrte me vete

Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri duan që të dalin patjetër nga burgu, të dy  mbaheshin brenda burgut 313 në kryeqytet ku kanë tentuar të arratisen nga institucioni i vuajtjes së dënimit.

Të burgosurit kanë qenë në ambientet e ajrosjes kur kanë tentuar që të arratisen duke përdorur çarçafë për tu larguar.

Me anë të një çarçafi ata kanë tentuar që të kalojnë nga ajrosja në ambientet e administratës së këtij burgu, por plani u ka dështuar pasi janë pikasur në kohë nga gardianët e burgut dhe janë rikthyer në qelinë e tyre. Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri janë emra të njohur të botës së krimit dhe drejtësisë shqiptare.  Fatmir Pjetri ishte pjesëtar i “bandës së Babagjyshërve” u ekstradua nga Holanda.

33-vjeçari, lindur në Pukë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal të vitit 2018, e ka dënuar me 30 vjet burg për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Ngjarjet ku eshtë përfshirë Pjetri:

Fatmir Pjetri ka qenë pjesë e një grupi kriminal (Babagjyshët) që gjatë periudhës Janar-Dhjetor të vitit 2013 dhe në vazhdim, në qytetet e Tiranës, Laçit, Fushë-Krujës, Kuçovës dhe Durrësit kanë grabitur me armë disa argjendari në këto qytete.

Disa nga episodet:

•Në datë 28.09.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit A. B., në Kuçovë;

•Në datë 05.11.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit S. R., në Laç;

•Në datë 25.11.2013 është vjedhur me armë argjendaria e shtetasit P. B., në Fushë-Krujë;

•Në datë 24.12.2013 është vjedhur me armë argjendaria në një qendër tregtare në Tiranë./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT