“Askush nuk më ndalon të jem në Parlament dhe me PD”/ Berisha: Basha i kërkoi Yuri Kim…

Ish-kryeministri Sali Berisha i shpallur person non-grata në konferencën e sotme për shtyp ka deklaruar se nuk do të largohet nga Parlamenti, pavarësisht se kjo kërkesë është bërë nga ambasadorja amerikane Yuri Kim gjatë një takimi me kryedemokratin Lulzim Basha.

“Ajo që Sali Berisha nuk pranon që nën diktat ti shkelë ato, e rruga e vetme për t’i mbrojtur ato është transparenca. Nuk ka asnjë forcë në botë që të më pengojë për të ushtruar vullnetin tim të dhënë nga zgjedhësit shqiptarë. Ata kanë frikë nga e vërteta, i tremben, një fakt po të paraqitet unë marr vendimet e mua, por nuk ka. Qëndroj i vendosur nuk ka forcë në botë që të më imponojnë, mua veç transparencës veç kësaj që kam shpallur”, tha Berisha.

Ndërsa u shpreh se në Parlament do të jetë përfaqësues i PD-së, pra ashtu siç e zgjodhën, duke mos qenë deputet i pavarur, pra i shkëputur nga grupi më i madh i opozitës.

“Sa i përket për rekorde kriminale, cilido që akuzon pa fakte bazë ka probleme madhore me karakterin e tij. Kam qenë në një vend mik, e më priti kryetari i Parlamentit, ishte futur në listën e zezë njëlloj si Sali Berisha, por jo vetë ai por 9 apo 10 të tjerë që të gjithë në përballje me George Soros, natyrisht se ata vazhduan me sukses punën e tyre dhe fituan zgjedhjet më vonë, e administrata tjetër i hoqi të gjitha vendimet e marra nga trillimet e shpifjet. Ai drejtonte parlamentit dhe se nuk ka njeri që nuk ka keqardhje, që të vijë nga një vend që admiron”, tha Berisha.

Sipas tij, Basha ka ka kërkuar gjatë gjithë takimit, ka kërkuar fakte dhe prova nga ambasadorja e SHBA mbi arsyet e largimit nga grupi i PD-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT