“Ata janë të marrë peng”, si i sulmoi sot Sali Berisha anëtarët e Gjykatës së Lartë

Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka sulmuar ashpër disa nga anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë. Sipas Berishës gjyqtarët e Gjykatës së Lartë duhet të ishin-djegur nga Vetting-u, por për ta është mbajtur e fshehtë çdo gjë.

Duke i përmendur me emra Berisha hodhi akuza kundër Sokol Sadushi, Ilir Pandës dhe Ervin Pupes, që janë tre nga anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë.

“Gjykatësit janë të marë peng. Keni parë ndonjëherë? Shkoni e ma gjeni Vetting-un e Sokol Sadushit, keni dëgjuar ndonjëherë për Vetting-un e tij, apo të Pupos. Nuk ekzistojnë. Ju mund të pyesni a është  bërë Vettingu i tyre. Po është bërë po mbahet sekret. Po të dal Vettingu i Sadushit, shkoni lexoni Vettingun e Sadushes, gruas së tij.

Doli se Sadushi kishte shitur një apartament 55 mijë Euro, dhe pagesa nuk ishte bërë me bankë. Në një kohë që thoshte se e kishte shitur apartamenti rezultonte se nuk ishte shitur, por ishte kolateral për një kredi. Doni ju më nga çudia e Sadushit, po të shihni, këto kanë dalë nga Vettingu i Edlirës. Sadushi deklaron 20 mijë Euro dhurim nga gjyshja. Të tjerr janë larguar për rikthimin e rrogës. Një vajzë është shkarkuar se i çonte paratë të atit dhe u shkarkua. Kurse gjyshja e Sadushit u zgjua 20 mijë Euro.

Këto janë ngritur nga Xhensila Pine jo nga unë. Janë parregullsi të jashtëzakonshme që Sadushi e ka vendin tjetërkund. Prandaj mbahet sekret Vettingu i Sadushit. Ish-ministri Panda, nuk mund të bëhet publik Vetting-u i tij, ikën ai. Akuzohet si i ka nxjerr BildIT REGJISTRIMET. Gjykatësi tjetër Pupo, ku e ka Vettingun, lë ta nxjerr. Këta nuk flasin, se janë peng. Po të ishin me karakter nuk do t’iu jepnin dosjet militantëve të PS me institutin e Delina Fico. Dosjet janë gjë serioze për çdo njeri, ka procedura. Tani na doli modeli Fico, këto dhe të tjera do t’i denoncojë”, ishte kjo deklarata e Berishës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT