Avokati i përfolur si kandidat i PD sulmon turistët: Vijnë me bukë, domate, e speca me vete

Avokati Adriatik Lapaj, që ditët e fundit po përflitet si një kandidat i mundshëm i PD-së për zgjedhjet bashkiake, përmes një statusi në rrjetet sociale ka sulmuar turistët serbë e të huaj që vijnë e pushojnë në Shqipëri.
Me nota raciste, Lapaj shkruan se turistët që zgjedhin Shqipërinë vijne me speca, domate, e bukë me vete.
“Numërohen si turistë të huaj këta që kur shkarkojnë makinën te dhoma e plazhit kanë me vete patate, speca, letër banje, ujë, vezë, bostan e deri te mielli bukës?
Ndoshta këta të Serbisë i sjellin për arsye sigurie! Çështje besimi.
Turistë që Shqipërisë më shumë i lënë kazanë me mbeturina se para”, shkruan Lapaj./Tema