Bëjuni “BLLOK”, talebanëve të Shqipërisë që “DJEGIN” vendin e tyre

Pak para mesnatës, “Sarajet e Toptanëve” janë djegur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Një nga ndërtesat historike të kryeqytetit u përfshi nga flakët ndërsa zjarri dyshohet se është i qëllimshëm. Në kamerat e sigurisë janë filmuar momentet kur autori largohet pasi i vë flakën një prej godinave më të bukura në vend. Ky ishte lajmi i cili na bëri të harrojmë talebanët e Afganistanit dhe të merremi me “talebanët” tanë. Kur të gjithë po flinin “talebani” ynë vendosi të digjte ndërtesën simbol të Tiranës e cila quhej “Sarajet e Tiranës”.
Sarajet u ndërtuan rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Ato përbëhen nga 32 ambiente në stilin oriental, të zbukuruara me dekoracione të ndryshme. Sarajet përbëjnë një kompleks arkitektonik me mure, oborre, puse, rrugë, porta të mëdha, banesa dhe ambiente ndihmëse.
Sarajet janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Rrethuar me mure masive të lartë prej guri, ky kompleks krijon një fortifikim, duke marrë pamjen e një kështjelle të vogël. Këto ndërtime, karakteristike për shtresën e feudalëve, u përhapën nga gjysma e dytë e shek. XIX në trevën e Tiranës.
Sarajet janë shpallur monument kulture i kategorisë së parë shpallur me nr vendimi v. 1883 datë 10/06/1973, i mbrojtur nga shteti dhe u shndërrua pikërisht edhe në zyra për Insitutin e Monumenteve të Kulturës. Dhe ne nuk e ruajmë por I vejmë flakën ashtu siç filluam të dignim pyjet shqiptare gjatë muajit korrik-gusht.
Gazetari Blendi Fevziu në një postim të tij shkruan: “djegia apo shkaterrimi naten eshte nje nga metodat e zakonshme per te nxjerre jashte funksionit monumentet e kultures.
Stambolli i vjeter qe e vuajti kete metode e zgjidhi duke ndaluar perjete ndertimin aty ku zjarri ose dora e njeriut shkaterron nje monument kulture. Tirana ka pesuar mjaft shkaterrime te monumenteve te kultures dhe historise keto 30 vjet. Ndaj duhet ndalur urgjent rrenimi i metejshem i tyre”, shkruan Fevziu.
Prandaj duhet të merren vendime të forta dhe ti ndërgjegjësojmë njerëzit se po na shkatërrojnë identitetin tone dhe fytyrën e një kombi. Vënia e flakes së monumenteve dhe vendit dëshmon se “talebanë” po bëhemi edhe ne duke djegur monumentet dhe bukuritë e vendit tone. Prandaj bëjuni “bllok”, talebanëve të Shqipërisë djegin monumentet kulturore./ Gazeta Shqip
Pak para mesnatës, “Sarajet e Toptanëve” janë djegur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Një nga ndërtesat historike të kryeqytetit u përfshi nga flakët ndërsa zjarri dyshohet se është i qëllimshëm. Në kamerat e sigurisë janë filmuar momentet kur autori largohet pasi i vë flakën një prej godinave më të bukura në vend. Ky ishte lajmi i cili na bëri të harrojmë talebanët e Afganistanit dhe të merremi me “talebanët” tanë. Kur të gjithë po flinin “talebani” ynë vendosi të digjte ndërtesën simbol të Tiranës e cila quhej “Sarajet e Tiranës”.
Sarajet u ndërtuan rreth viteve 1833-1840 dhe janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Ato përbëhen nga 32 ambiente në stilin oriental, të zbukuruara me dekoracione të ndryshme. Sarajet përbëjnë një kompleks arkitektonik me mure, oborre, puse, rrugë, porta të mëdha, banesa dhe ambiente ndihmëse.
Sarajet janë një nga të paktat saraje feudalësh të ruajtura në qytetet e Shqipërisë. Rrethuar me mure masive të lartë prej guri, ky kompleks krijon një fortifikim, duke marrë pamjen e një kështjelle të vogël. Këto ndërtime, karakteristike për shtresën e feudalëve, u përhapën nga gjysma e dytë e shek. XIX në trevën e Tiranës.
Sarajet janë shpallur monument kulture i kategorisë së parë shpallur me nr vendimi v. 1883 datë 10/06/1973, i mbrojtur nga shteti dhe u shndërrua pikërisht edhe në zyra për Insitutin e Monumenteve të Kulturës. Dhe ne nuk e ruajmë por I vejmë flakën ashtu siç filluam të dignim pyjet shqiptare gjatë muajit korrik-gusht.
Gazetari Blendi Fevziu në një postim të tij shkruan: “djegia apo shkaterrimi naten eshte nje nga metodat e zakonshme per te nxjerre jashte funksionit monumentet e kultures.
Stambolli i vjeter qe e vuajti kete metode e zgjidhi duke ndaluar perjete ndertimin aty ku zjarri ose dora e njeriut shkaterron nje monument kulture. Tirana ka pesuar mjaft shkaterrime te monumenteve te kultures dhe historise keto 30 vjet. Ndaj duhet ndalur urgjent rrenimi i metejshem i tyre”, shkruan Fevziu.
Prandaj duhet të merren vendime të forta dhe ti ndërgjegjësojmë njerëzit se po na shkatërrojnë identitetin tone dhe fytyrën e një kombi. Vënia e flakes së monumenteve dhe vendit dëshmon se “talebanë” po bëhemi edhe ne duke djegur monumentet dhe bukuritë e vendit tone. Prandaj bëjuni “bllok”, talebanëve të Shqipërisë djegin monumentet kulturore./Gazeta Shqip