“Bëra gabimin më të madh në jetë”/ Gruaja që refuzoi vaksinën apel nga spitali: U sëmura rëndë, burri u vaksinua

Frika nga covid është rikthyer sërish në Shqipëri, ndërsa infektimet po njohin një rritje alarmante. Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 220 të infektuar, numri më i lartë që nga heqja e masave.
Vaksinimi është mënyra e vetme për të qenë të sigurtë, por pavarësisht mundësisë së krijuar, shumë qytetarë hezitojnë.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar apelet e dy pacientëve nga spitalit Infektiv që po luftojnë me COVID-19.
Një grua e infektuar me covid dhe e shtruar në spital, pranon se ka bërë gabimin më të madh në jetë që nuk e bëri vaksinën. Ajo tregon se burri i saj që u vaksinua nuk u sëmur, kurse vetë përfundoi tek Infektivi.
”Kam bërë gabimin më të madh në jetë dhe po vuaj sot, njerëz vaksinohuni sa më shumë. Burrë i vaksinuar nuk u sëmur, unë e pavaksinuar u sëmura rënda.”- thotë pacientja.
Një tjetër pacient, nga shtrati i Infektivit i kërkon qytetarëve shqiptarë mos të hezitojnë, por të vaksinohen.
”Vaksinohuni, vaksinohuni edhe mos hezitoni.”- thotë pacienti./Gazeta SHQIP