Sali Berisha nuk ndal sulmet ndaj ambasadores së SHBA: Sillet si guvernatore

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka ndaluar anatemimet ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim. “Unë jam për transparencën, diktati të çon te bari te fyerjet e poshtërimet”, reagoi Berisha.
Ndërsa e ka cilësuar se Yuri Kim sillet si një guvernatore e Shqipërisë me qëndrimet e saja.
“Irritimi i saj për daljen time në një tv të Kosovës, për multi miliarderin Soros dhe për ndarjen e Kosovës, për të cilin nuk sulmove dhe nuk fyeva, ishte rasti për Metju Palmer. Jo është shumë e njohur se ai ka qenë një nga nxitësit e projektit, e unë kam qenë një nga kundërshtarët e flaktë kundër këtij projekti. Por jo vetëm unë për edhe personalitet dhe ligjvënësit e njohur në SHBA. Kryetari i PD-së, i është përgjigjur kërkesës së zonjës Kim, paraqisni fakte, dokumente dhe prova, kjo është përgjigja që ajo ka marrë nga kreu i PD-së, e falendëroj e përgëzoj se kjo është e vetmja kërkesë që unë kam. Unë kam kërkesë për rrëzimin e shpifjeve. Ambasadorja sillet si një guvernatore, qoftë në marrëveshje, që shkelin kushtetutën e ligjin, duke i dhënë gruas së ish-ministrit duke i dhënë në kundërshtim me kodin penal vendimet e gjykatave. Kjo marrëveshje ishte ‘colpo di grazia’”, theksoi Berisha.
“Mbështetja e PD nuk ka ekzistuar. Janë bërë përpjekje të mëdha për të përligjur zgjedhjet. Zgjedhjet më të padenja në historinë e shtetit shqiptar. Me praktikën e patronazhistëve. Si pas kohës së skllavërisë për të manipuluar skllevërit e shkretë. Këtu ka një mbështetje të hapur të qeverisë. Ajo këtë mbështetje e ka përdorur. Jam kategorikisht kundër bashkëqeverisjes. Do ishte drama më e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve që opozita e cila është shpresë për përmbysjen e narko shtetit, të shndërrohet në levë të narkoshtetit.
Kërkesa e Yuri Kim mund të mos jetë përbashkëqeverisje. Nuk kam asnjë informacion për asnjë njeri. Mendoj se, e thashë edhe njëherë, kam qenë në një vend ku u ula me kryetarin e parlamentit, ishte shpallur non grata me të njëjtin motiv si Sali Berisha. Një praktikë e tillë e pabazuar është e dëmshme. Në një mënyrë ose tjetër kthehet në efekt të kundër. PD është dhe do mbetet e hapur si një parti perëndimore dhe pro amerikane dhe qëllimi mendoj se deklaratat që bëri ambasadorja në oborrin e PD është deklarata më skandaloze e një përfaqësuesi të huaj në 30 vitet e fundit në Shqipëri. I kërkova të kërkojë ndjesë për vendimin. PD mbetet e hapur për bashkëpunim me përfaqësitë e vendeve të huaja në Shqipëri. Origjina i listës së zezë ka vazhduar me qëndrimin tim për kufijtë e Kosovës. Rama dhe Vuçiç kanë shëtitur kudo duke paraqitur hartat e copëtimit. Ndodhi që pas qëllimeve të mia, erdhën udhëheqësit e Kosovës erdhën në zyrën time dhe u bashkuan kundër kësaj harte”, tha Berisha.