Besa Kokëdhima: Si të bësh krushqi me atë që të ka përdhunuar motrën

Këtë javë liderët ballkanas Rama-Vuçiç-Zaev, u takuan në Shkup ku u firmos marrëveshja trepalëshe Shqipëri-Serbi-Maqedoni e Veriut për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve dhe bashkëpunim në rast katastrofash, nismë ku Kosova nuk u përfshi.

Reagimet dhe kritikat nga ana e shqiptarëve qenë të shumta në lidhje me këtë marrëveshje, të “Shengenit Balkkanik”.

Mes tyre edhe këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila e ka shprehur indinjatën e saj në rrjetet sociale.

Këngëtarja shkruan se vendosja e trarëve nga ana e qeverisë shqiptare me Kosovën dhe mini-Shengeni me Serbinë, “është si të bësh krushqi me atë që të ka përdhunuar motrën”.

“Trarë me Kosovë, mini-Shengen me Serbinë. Ose thënë ndryshe, të bësh krushqi me atë që të ka përdhunuar motrën…”, shkruan Besa Kokëdhima.

Ndërsa në një reagim të dytë në rrjetet sociale, Besa Kokëdhima shprehet:

“Nuk e di për ju, por unë do bojkotoj çdo produkt jo Shqiptar e jo Shqiptar të Kosovës, të Dardanisë. Do shkoj në Dardani sikur 1000 trarë të vënë. Do shkoj në Shkup e jo në Skopje, në Tetovë, Gostivar, Strugë, Ohër, Dibër, Kërçovë, Kumanovë, Preshevë, Bujanoc, Ulqin, Plavë, Tivar, Podgoricë, Rozhajë, Tuz; në Mal të Zi e jo në Montenegro. Të na falin shqiptarët e Kosovës për këtë lëndim. Jemi NJË”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT