Ça din për kushot?! I riu nxjerr kallashin dhe qëllon me breshëri në mes të dasmës në Pukë (Video)

Një person ka qëlluar me armë zjarri teksa ishte i pranishëm në një dasmë. Ngjarja është regjistruar në Pukë dhe është dokumentuar me video.
Nga pamjet e publikuara nga joq, shihet se si i riu nxjerr kallashin nga poshtë tavolinës dhe qëllon me breshëri në ajër. Rreziku për të plagosur ndonjë person është i madh, por të riut duket se nuk i intereson shumë kjo gjë. Mbi video shkruhet djalët: Ç’a din për kushon?
Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë u prangos një tjetër dasmor. Ai u filmua teksa qëllonte me breshëri me kallshnikov nga dritarja e një makine në autrostradë, në Laç.