Covid “skuq” të gjitha qarqet e vendit, katër qytetet me shifra të frikshme të rasteve aktive

Numri i rasteve aktive me covid 19 në Shqipëri është rritur ndjeshëm ditët e fundit, duke shkuar në 3 782. Pas një verë të qetë, gushti ka nisur me shifra alarmante të të infektuarve, ndërsa janë rikthyer edhe vdekjet nga covid.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 477 të infektuar dhe tre të vdekur.
Situata në spitale duket se është nën kontroll, ndërsa po marrin trajtim 56 pacientë.
Tirana mban numrin më të lartë të të infektuarve me 1405 raste aktive, e ndjekur nga Shkodra me 588 raste, Fieri 355 raste dhe Vlora 353 raste.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1405
Shkodër 588
Fier 355
Vlorë 353
Durrës 209
Elbasan 208
Lezhë 196
Gjirokastër 136
Berat 126
Kukës 80
Korçë 79
Dibër 47