Dikur bëri thirrje për bojkotin e Sfakianakis, shkrimtari shqiptar: Nuk e kuptoj pse duhet të bojkotohet Bregoviç

Shkrimtari i njohur shqiptar Gazmend Kapllani shprehet se nuk sheh ndonjë arsye të llogjikshme për të bojkotuar këngëtarin serb Goran Bregoviç.

Kapllani, që dikur bënte thirrje për bojkotimin e këngëtarit grek Notis Sfakianakis, thotë se Bregoviç është oportunist, njihet për plagjaturë dhe oportunizëm politik, por gjithsesi ai shprehet se këto nuk janë arsye për bojkotimin e tij.

Shkrimi i plotë i Kapllani:

A mund te me thote dikush, me fakte jo pallavra, pse jane kunder pjesemarrjes se Goran Bregovic ne Festen ne Korce? Une e njoh per muzikant te madh, plagjiature dhe oportunizem politik (ne pergjithesi shkon atje ku ka para dhe fame dhe i ka fituar te dyja. Dikur deklaronte se ishte komunist dhe Titoist fanatik, pastaj kozmopolit perendimor dhe se fundi i shkel syrin Putinit dhe pansllavizmit. Fillimisht ka qene kunder Miloshevicit dhe fare neutral ne luftrat e ish Jugosllavise). Per me shume nuk eshte hera e pare qe viziton Shqiperine: me 2006 z. Edi Rama si Kryetar Bashkie i Tiranes i fali celesin e qytetit dhe nuk u degjua asnje lloj kritike, as ne Jug as ne Veri. Ne intervistat e tij ka lavderuar muziken shqiptare te cilen ka thene se eshte pjese e repertorit te tij Ballkaniko-Mesdhetar.

E bej kete pyetje sepse para disa vitesh bera thirrje per bojkotin e nje kengetari grek te muzikes turbo-folk, Notis Sfakianakis, i cili ishte shprehur hapur pro partise naziste greke Agimi i Arte. Megjithe zhurmen qe e u be koncerti u zhvillua sepse kishte perkrahjen e bosave te TV dhe politikes Shqiptare. Por nuk kuptoj pse Gorani, megjithese i papersosur, duhet te bojkotohet? Vetem e vetem sepse deklaron se ka nostalgji per Jugosllavine? Apo sepse eshte mik me Kusturicen (do kuptoja shume mire te bojkotohej Kusturica si perligjes i masakrave Serbe)? Apo sepse morri pjese ne koncertin e Putinit ne Krime (prandaj dhe qeveria polake i ndaloi hyrjen ne Poloni para pak vitesh)? Me thoni nje argument te qarte qe ta di edhe une.

(Se fundi: a e dini se sa e varfer eshte jeta kulturore ne Shqiperi? Duhet te jemi ne kete moment vendi me prodhimtarine me te ulet kulturore ne bote, ndoshta. Aq te ulet dhe mjerane sa ne Bienalen e Venecias dergojme te na perfaqesoje filmi “Beni Ecen Vet” dhe nuk bezdiset askush – sepse shumica as qe e dine cfare eshte Bienalia e Venecias apo nuk duan t’ja dine fare as per art as per kulture. Shpresoj te diskutojme po me kaq pasion sa per Goranin arsyet e mjerimit tone kulutor)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT