Disa shqiptarë kanë mbetur në Afganistan, Ministria e Jashtme jep detaje: Po punojmë që të bëjmë të mundur evakuimin e tyre

Disa shqiptarë të Kosovës kanë ngelur në Afganistan dhe nuk po munden të dalin nga vendi, pasi talibanët kanë marrë në dorë vendin.

Ministria e Jashtme shprehet se kanë informacione se deri më tani tre qytetarë nga Kosova ndodhen në Afganistan, por që janë në gjendje të mirë dhe që nuk janë në rrezik.

Ndër të tjera bëhet me dije se Ministria po punon për të bërë të mundur kthimin në vend.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), është duke vazhduar angazhimin intensiv edhe gjatë ditës së sotme për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës që ndodhen në Afganistan me qëllim të largimit sa më të shpejt nga atje.

Deri në mesditën e së hënës, MPJD është në kontakt të drejtpërdrejt me tre shtetas dhe po angazhohet për t’ju dalë në ndihmë. Ata janë në gjendje të mirë dhe nuk janë të rrezikuar.

MPJD-ja u bënë thirrje të gjithë shtetasve tanë në Afganistan që të lajmërohen në linjën emergjente me numër +383 45 492 316, për të marrë sa më parë udhëzimet dhe ndihmën e duhur.

Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që së bashku me partnerët ndërkombëtar të ofroj të gjitha mjetet në dispozicion deri në evakuimin e të gjithë shtetasve tanë nga Afganistani”, thuhet në njoftim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT