“Do keni pasoja nëse…”/ SHBA në presion, vendet e G7 mblidhen sot pas ultimatumit të talebanëve

Vendet e G7, SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia do të diskutojnë sot në një samit virtual lidhur me situatën në Afganistan dhe procesin e evakuimeve.
31 gushti është afati i fundit për largimin e forcave të huaja nga Afganistani, përfshirë edhe forcat e mbetura amerikane që aktualisht po kontrollojnë aeroportin e Kabulit.
Kjo datë ishte dakordësuar më parë në një marrëveshje me talebanët, para se grupi militant të merrte kontrollin pothuajse të plotë të vendit.
Tani, SHBA -së po i bëhet presion nga aleatët që të vonojë tërheqjen e saj nga vendi. Presidenti amerikan Joe Biden do të vendosë në 24 orët e ardhshme nëse do të zgjasë qëndrimin e trupave, tha një zyrtar për agjencinë e lajmeve Reuters.
Por talebanët kanë paralajmëruar “për pasoja”, nëse forcat e huaja mbeten në vend pas 31 gushtit./Gazeta SHQIP