Do pengojë dyndjen e emigrantëve afganë/ Shikoni si duket muri gjigant i ndërtuar nga Turqia (FOTO)
Mbi 650 afganë patën fatin të linin vendin pasi një avion ushtarak u nis nga Kabuli. Por shumë të tjerë do kërkojnë arratisjen në dëshpërim të plotë.
Dhe për të parandaluar fluksin e tyre, Turqia po ndërton një mur prej betoni përgjatë kufirit me Iranin.
Talebanët morën nën kontroll pothuajse tërë territorin e Afganistanit dhe afganët ndihen të frikësuar për jetën.
Turqia tashmë ka pranuar miliona refugjatë nga Siria, e ky vend po frikësohet nga një valë e re e emigrantëve nga Afganistani, prandaj vendosi ndërtimin e murit 295 kilometra që do të shërbejë si barrierë dhe do të jetë e veshur me tela me gjemba.
Në anën tjetër, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka propozuar që të takohet me talebanët dhe të diskutojnë për paqen në Afganistan.