DOKUMENTI/ Shpronësohen edhe “Sarajet e Libohovitëve”, dy familje marrin dëmshpërblim nga shteti mbi 500 milionë lekë të reja

Komisioni i Posaçëm i Shpronësimeve me kërkesë të Bahskisë së Tiranës ka vendosur që të shpronësojë “Sarajet e Libohovitëve”.

Sarajet e Libohovitëve zënë një sipërfaqe prej 3512.8 metër katror, nga e cila 1622 metër katror është sipërfaqe banimi.

Nga ky shpronësim do të përfitojnë familjet Marashi dhe Libohova, që do të ndajnë 448.317.431  lekë, ndërkohë që 57.526.371 lekë do t’i përfitojë Leila Shefqet Libohova.

Kujtojmë se ditën e sotme u shpronësuan edhe Sarajet e Toptanëve, por dëmshpërblimi për 24 pronarët është më i vogël, pasi ata do të përfitojnë 178.694.456, ose rreth 74 milionë lekë të vjetra secili.

Screenshot 8 3
Screenshot 9 7

Back to top button
LAJMET E FUNDIT