Drejtoresha e Fondacionit Ndërkombëtar për Demokracinë falënderon Shqipërinë: Mirënjohje për pritjen e afganëve

Drejtoresha e asociuar për Evropën në Fondacionin Ndërkombëtar për Demokracinë, Tanja Dramac ka falenderuar Shqipërinë për pritjen e qytetarëve afganë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Dramac falenderon ambasadën e SHBA në Shqipëri dhe kryeministrin Edi Rama për mikpritjen e afganëve.
“Jemi mirënjohës ndaj ekipit në terren, i cili vazhdoi të punojë gjatë gjithë mëngjesit, dhe veçanërisht ambasadës së SHBA në Shqipëri dhe kryeministrit, për pritjen e vëllezërve dhe motrave tona afgane”, shkruan zyrtarja në mesazh.
Also, so thankful to the @NDI team on the ground who continued to work throughout the am and especially to @anakadov (photo credit). Thank you to @USAmbAlbania, @kryeministriaal @DorianDucka @FundjaveNdryshe for giving our #Afghan brothers and sisters the welcome they deserve! https://t.co/WTj825SGMw
— Tanja Dramac (@DRamacT) August 29, 2021