E FUNDIT/ Zjarri rrezikon sërisht Parkun e Llogorasë, nisen rreth 300 forca në malin e Karaburunit

Në orët e para të mëngjesit janë ngjitur në malin e Karaburunit dhe pikërisht te vendi i quajtur “Gropat e Pirit”, rreth 300 forca. Aty zona është me rrezikshmëri të lartë dhe vatrat e zjarrit janë aktive dhe rrezikojnë seriozisht Parkun Kombëtar të Llogorasë.

Është një masiv pyjor me pemë shekullore i cili lidhet me Llogoranë. FA, zjarrfikës të Vlorës, ADZM, prefektura por dhe banorë të Dukatit janë duke u ngjitur në mal për fikjen e zjarreve të ndihmuar edhe nga helikopterët.

Në ditën e 15 të zjarreve vetëm kjo zonë paraqet rrezikshmëri pasi zjarri mbi fshatin Dukat është vënë nën kontroll dhe nuk përbën rrezik.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT