“E kam pas fiksim me…”/ Kalon kufirin serb me këngën e Adem Jasharit, shikoni reagimin e policit (VIDEO)

Ish-konkurenti i “Përputhen”, Shkëlqim Bega, ka shpërndarë një video në rrjetin social “Tiktok”, duke u bërë viral në rrjetet sociale.

Ai shfaqet duke kaluar kufirin Kosovë- Serbi me këngën kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari.

Video tashmë është shpërndarë gjithandej nga personat shqipfolësit, duke marrë mbi 100 mijë pëlqime dhe mbi 3 mijë komente.

“E kam pas fiksim me kalu kufirin Kosovë – Serbi me këtë këngë”, ka shkruar Bega përkrah videos, e cila duket se po bën “namin”.

“Na vonuan pak per inati”, ka shkruar ai sipër videos që është pëlqyer mbi 100 mijë njerëz, dhe ka grumbulluar mbi 3 mijë komente.

g.kosovari

Back to top button
LAJMET E FUNDIT