E nxirë dhe me flokët e prera! Si u shfaq me lot në sy “NONA” e LSI, përpara të rinjve të LRI në Jalë (Mesazhi)

Në ditën e tretë të kampit të të rinjve të LRI-së, karrigia e kryetares, Monika Kryemadhi nuk ishte bosh, si herë të tjera. Pas një periudhe shumë të gjatë që ishte jashtë vëmendjes së opinionit publik, më konkretisht që pas disfatës në 25 prill, Kryemadhi u shfaq sot mes të rinjve të LRI-së, njësoj si vite më parë.

Numri një i LSI-së zgjodhi që të mos mbante një fjalim përballë të rinjve që duan të futen në politikë, por nuk kaloi pa u vënë re ndryshimi i saj rrënjësor në pamje, ku u shfaq me flokë të prera shkurt. Ky rikthim në LRI dhe falenderimi i Ardit Çelës, Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, qarku Berat, e përloti atë.

Kryemadhi është parë gjithnjë e më shumë larg LSI-së, ku pas 25 prillit, ku kjo forcë politike e themeluar nga presidenti Ilir Meta dhe e drejtuar nga bashkëshortja e tij, arriti të merrte vetëm 4 mandate, edhe pse para zgjedhjeve trumbetuan se do kishin një rezultat historik, por nuk rezultoi kështu.

Dalja e fundit e Kryemadhit ishte ajo në Budapest, disa muaj më parë, në ceremoninë e vendosjes së përmendores së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, por jo si drejtuese e LSI-së, por si Zonja e Parë e vendit, një post që më herët kishte refuzuar ta merrte.

Kjo ngjalli edhe një dyzim të mbështetësve të LSI dhe elektoratit të kësaj partie, se si do e shohim në vijim Kryemadhin, edhe pse ajo ka zgjedhur një heshtje totale.

U harrua masakra zgjedhore gjithcka, Kryemadhi ra në heshtje, fjala e saj e fundit ishte se i kërkoi falje Ilir Metës që i dogji mandatet.

Gazeta Shqip disa ditë më parë bëri  një shkrim se cilat ishin arsyet që kryemadhi nuk kishte ardhur pranë të rinjve të LSI.

Pjese nga artikulli i gazetës Shqip:

Pavarësisht humbjes së thellë më 25 prill, LSI ka vijuar me traditën, duke mbledhur edhe këtë vit në një kamping në Jalë të rinjtë mbështetës të kësaj partie.

Por ajo që bie në sy është mungesa e kryetares së LSI, Monika Kryemadhit, ndërsa të pranishëm ishin Petrit Vasili, Endrit Braimllari, Erisa Xhixho e Floida Kërpaci.

Kryemadhi ka transmetuar live në Facebook organizimin, por pa sqaruar arsyet se pse mungonte në këtë aktivitet, hera e parë që ndodh një gjë e tillë.

Kjo mungesë e Kryemadhit shton edhe më shumë pikëpyetjet për pozicionin e saj në këtë parti dhe nëse do të vijojë ta udhëheqë sërish atë edhe pas difatës së 25 prillit.

Prej kohësh, Kryemadhi nuk është shfaqur në publik dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me shumë çështje të rëndësishme në vend.

Kjo u duk paska e çudithme pasi kryetarja e LSI-s asnjëherë nuk kishte munguar në kampingjet me të rinjtë e LRI-s në Jal. Kryemadhi shfaqej duke kënduar dhe gatuar me këngën “laje-laje porsi rosat” dhe para zgjedhjeve të 2021.

Vitin e kaluar kryetarja e LSI ishte filmuar teksa ka “përveshur” mëngët dhe ka përgatitur darkën për të rinjtë e LRI-së, si dhe më pas ka larë enët, duke dhënë një “leksion” për të rinjtë e LRI.

Por duket se Kryemadhi zgjodhi të mos fliste dhe ti kritikonte të rinjtë e LSI të cilët duket se e kanë mendjen, tek pushimet dhe jo tek rezultati I dobët që morën në zgjedhjet e 25 prillit./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT