E PAPRITUR/ Mark Marku lë mandatin e deputetit, bën akuza të forta ndaj Bashës dhe Berishës

Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri, duke hequr dorë nga mandati i deputetit që e fitoi në qarkun e Lezhës. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një editoriali për gazetën Panorama, ndërsa shpërthen në akuza të forta jo vetëm ndaj Lulzim Bashës por edhe ndaj Sali Berishës, për të cilët thotë se e kanë shndërruar Partinë Demokratike në një parti që vetëm mbron interesat personale të tyre.
‘E bëj këtë akt që është më tepër në gjest se një sakrificë për të treguar se dikush duhet të reagojë kundër shkatërimit të PD-së. E bëj për të dhënë një mesazh alarmi të cilin kushdo duhet ta dëgjojë. ‘- shkruan Marku.
Sipas Markut, PD është një parti që po mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës dhe të një grupi shumë të ngushtë të partisë.
“Etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme te PD-së në një rutinë humbëse dhe se Basha është thjesht “kryetar i partisë së Berishës”, PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës dhe të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së duke tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica”, shkruan Marku ndër të tjera.
ne perditesim…