E zbulon media në Kosovë, sulme të orkestruara ndaj Ramës në Facebook (FOTO)

Tashmë që teknologjia ka përparuar, kundërshtarët politikë përdorin gjithfarë formash për të sulmuar kundërshatrin. Duke qenë se Rama është në krye të shtetit, kuptohet që dhe vëmendja më e madhe dhe kritikat apo sulmet më të mëdhaja, do të jenë ndaj tij.
Shumë sulme ka pasur në postimin e tij ku sqaronte takimin me kampionet e Kosovës në xhudo, ku fliste për liderët kosovarë apo nismën Ballkani i Hapur e shumë gjëra të tjera.
Kanë qenë kundërshtarët e tij politik në Kosovë ata që kanë nisur me sulmet në rrjete sociale, duke paguar që kryeministri të marrë sulme “fake”. Kjo vihet re qartë duke iu hedhur një sy reagimeve të inatosura në postimin e Kryeministrit ku dallohen në masë profilet e huaja dhe jorealë.
Është numër i lartë reagimesh nga vende të largëta dhe profile fantazmë. Mediat në Kosovë e cilësojnë këtë veprim si një veprim të ulët të liderëve që nuk duan ta hapin Kosovën, por ta mbajnë të mbyllur.





