“Enveri ka takuar Jozefinën në 1988”, reagon Topalli: Shpifje! S’kam punuar kurrë te uzina e telit se kisha biografi të keqe dhe s’më lejohej

Sot në media është publikuar një shkrim, ku Inxhinier Luan Pogaçi, ish-shefi i Ndërlidhjes dhe Informacionit i Drejtorisë së Dytë të Ministrisë së Brendshme ndër të tjera kujtime ka treguar se ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli në 1988 është takuar me diktatorin Enver Hoxha në unzinën e telave, ku sipas tij ajo punonte si dizenjatore.
Topalli e ka parë të arsyeshme të reagojë pasi kjo nuk është hera e parë, madje e disata që ia përmendin edhe kur ka qenë në Kuvend.
Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Topalli thotë se nuk ka punuar kurrë në uzinën e telave pasi nuk e pranonin, duke qenë se familja e saj ishte me biografi të keqe.
“Xhaxhallarët e mi ishin dënuar me vendim Gjykate me pushkatim se ishin borgjez e kundra diktaturës. Për shkak të kësaj as unë, as motra ime as vëllai im as nuk na lejuan me ndjek studimet, as nuk na lejonin të punonim as si punëtorë. As me tre turne, as në uzinën e telit. Këtë shpifje e kam dëgjuar disa herë në parlament nga kundërshtarët e mi”, shkruan ndër të tjera Topalli.
Postimi i plotë
Dikush me nisi nje link nga nje media shqiptare qe botonte shkrimet e nje ish Sigurimsi te kohes se diktatures, qe me permendte edhe mua.
Sipas tij me paska takuar ne uzine e telave ne 1988 ku sipas tij punoja si dizenjatore.
Nuk e di a ia vlen realisht me i kthy pergjigje, por instikti me thote te bej edhe nje here sqarim.
Une nuk kam punuar kurre ne uzinen e telave. Nuk kam punuar asnje dite. Nuk kam punuar se nuk pranonin qe te punoja as si punetore 3 turnesh per nje arsye te thjeshte: Une kisha biografine e keqe. Xhaxhallaret e mi ishin denuar me vendim Gjykate me pushkatim se ishin borgjez e kundra diktatures.
Per shkak te kesaj as une , as motra ime as vellai im as nuk na lejuan me ndjek studimet, as nuk na lejonin te punonim as si punetore. As me tre turne , as ne uzinen e telit.
Kete shpifje e kam degjuar disa here ne parlament nga kundershtaret e mi.
Ne ate kohe merzitesha dhe nuk e kuptoja si mund te shpifesh pa asnje fakt, asnje prove.
Sot ndjej vetem neveri.
Falenderoj median per fotot e bukura qe kane perdorur.