Erion Braçe i revoltuar: T’u japim fund zjarreve me betejë të ashpër ligjore, të mos i lëmë zjarrvënësit të na ikin

Zv.kryeministri Erion Braçe ka postuar disa foto nga momentet e shuarjes së zjarrit me helikopter.

Në një postim në Facebook, Braçe shkruan se helikopterët bënë sot një betejë nga ajri për shuarjen e zjarreve të rëna së fundmi në vend.

Ai thekson se duhet një betejë e ashpër ligjore kundër zjarrvënësve, pa toleruar askënd, në mënyrë që t’u jepet fund zjarreve.

“SUPER BETEJE NGA AJRI KUNDER ZJARREVE EDHE SOT! POR,NESE DUAM TI JAPIM FUND ZJARREVE,

DUHET BETEJE E ASHPER LIGJORE KUNDER ZJARREVENESVE NE TOKE! PA TOLERUAR KERKEND, NE KOHE REALE PA E LENE TE IKE SI “I KERKUAR”!!”, shkruan Braçe në facebbok.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT