FOTO/ Rinasi mbushet me indianë; qëndrojnë 2 javë në vendin tonë sepse s’ka kufizime dhe më pas ikin, por kush i mbron shqiptarët nga varianti indian i COVID?

Pas ardhjes së mbi 600 qytetarëve afganë, aeroporti i Rinasit ditën e sotme është mbushur me qytetarë indianë, të cilët kanë zgjedhur vendin tonë për të qëndruar pak kohë, derisa të largohen në destinacionet që dëshirojnë.

Siç shihet edhe në fotot e siguruara nga newsbomb, aktualisht në aeroportin e Rinasit janë qindra qytetarë indianë, të cilët qëndrojnë dy javë në Shqipëri për shkak se vendi ynë ka më pak kufizime.

Por shqetësues është fakti se në Indi po infektohen mijëra qytetarë çdo ditë me variantin indian të COVID, ndaj këta qytetarë që përdorin Shqipërinë si vend tranzit rrezikojnë shëndetin e qytetarëve shqiptarë, pasi mund të përhapin variantin indian të koronavirusit.

240972489 800121583988840 1331691532151266731 n 1
240972488 384908456347622 7259768900136800464 n

Back to top button
LAJMET E FUNDIT