FOTOT/ 5 137 metra mbi nivelin e detit, alpinistët shqiptarë në majën e Araratit

FLORIAN HAÇKAJ

Ararati, ky mal i shenjtë në kufirin me Armeninë dhe Iranin, ku mendohet edhe të jetë gjetur varka e profetit Nuh/Noeh, ka qenë një nga endrrat e viteve të fundit të jetës së profesorit të ndjerë të alpinizmit Shqiptar, Ibrahim Haçkaj. Të tilla ishin edhe Musalla, Olimpi e Trigllava, të cilat alpinistet e SHDAT, në nderim të tij i ngjitën në 3 vitet e fundit me sukses.

Pas mosrealizimit të Araratit vitin e kaluar për shkak të pandemise, këtë vit me ngulmimin e alpinisteve Ladi Hoxha, Dorena Dyrmishi dhe Arnold Lleshaj, arritëm ta realizojmë këtë ekspedite. Shoqata Dajti Alpino Turistik është shoqata, e cila ringjalli sportin e alpinizmit në Shqipëri dhe ndërmori e para nismën “7 maja në 7 kontinente”, nga e cila janë ngjitur me sukses Everesti, Aconcagua, Kilimanxharo, Mont Blanc e mungojnë vetëm pak maja.

Grupi prej 5 alpinistesh (Dorena Dyrmishi, Ladi Hoxha, Ermir Hoxha, Arnold Lleshaj dhe Erndi Bejko) u nisën nga Tirana në datën 6 Gusht, ndërsa Florian Haçkaj u nis nga Zyrihu në po të njëjtën datë. U takuam të gjithë në qytetin e Vanit në Turqi e prej aty udhëtuam 3 orë me makinë për në Dogubajazit, në një rrugëtim interesant me makinë, shumë pranë pikave kufitare me Iranin.

FOTOT/ 5 137 metra mbi nivelin e detit, alpinistët shqiptarë në

Pas një pushimi në hotel e kontrollit të pajimeve në mengjës, u nisëm herët për në Cevirme. Në Cevirme  (2200m) i dorëzuam çantat e medha për transportin me Mushka dhe u nisëm për në kampin bazë. Rruga ishte e mrekullueshme, por moti ishte një përzierje midis të nxehtit mbytes dhe qiellit me re, i cili shpërtheu pas 2 oresh në një rrëbesh të fortë. Pas 6 orësh marshimi e 4 prej tyre në shi, mbërritëm  në kampin bazë në 3200 m dhe u vendosëm në çadra.

Orët në vazhdim u munduam të thanim rrobat që kishim nëpër çanta e pas një ere të fort, por edhe motit me diell, na u thanë disi. Pas darkës, fjetëm në një natë me erë të fortë dhe u zgjuam të nesërmen për ngjitjen e aklimatizimit. Të gjithë bashkë u ngjitëm për disa orë në lartësinë 3900 metra në një terren me gurë të mëdhenj vullkanikë e pas një drekimi në atë lartësi, zbritëm përsëri në kampin bazë ku pushuam deri të nesërmen. Lartësia bëri të veten e 2 prej nesh u prekën nga sëmundja e lartesisë me të vjella e dhimbje koke. Nata përsëri na kishte rezervuar shi të dendur, por ne i shikonim anën pozitive që të paktën për në maje, koha do ishte e kthjellet. Të nesërmen, dt 9 gusht, koha ishte vërtetë e mrekullueshme e pas mëngjesit e përgatitjes, të gjithë u nisëm për në kampin e lartë 4200 metra. Natyra ishte mahnitëse, por moti ishte kapricioz me erë të fortë e diell. Madhështore ishte të shihje marrëdhënien nënë e bir edhe tek mushkat që çonin pajimet në kampin e lartë dhe se si me nënat e tyre, stërviteshin edhe mushkat e vogla që e bënin atë rruge 1 ose 2 herë në ditë.

FOTOT/ 5 137 metra mbi nivelin e detit, alpinistët shqiptarë në

Arritja në kampin 4200 metra, për disa nga në ishte rekord i ri personal dhe sigurisht përbente një ndjesi të veçante. Sëmundja e lartësisë preku tashmë edhe më shumë nga nga ku 3 anetarë të grupit prej 16 vetash, vendosen të mos e tentojnë majën. Semundja e kokës ishte e pandashme, por mundoheshim të pinim sa me shume ujë e çaj, te cilët përgatiteshin me ujë nga akullnaja e shkrirë, i cili zihej e na servirej. Ky ujë sigurisht që kishte efektet anësore prej ku shumë prej nesh vuajtën me të vjella e diare. Terrenin tejet malor dhe hapësirat e vogla midis shkëmbinjve e bënin të fjeturen mbi gurë një aventurë me vete, por kjo i bën kujtimet edhe më të pasura.

FOTOT/ 5 137 metra mbi nivelin e detit, alpinistët shqiptarë në

Në mëngjesin e datës 10 do të synohej maja dhe grupi tashmë prej 13 vetash e 2 guidash, për çështje logjistike u ndane në 2. Grupi i parë u nis në orën 00:30 ndërsa grupi i dytë në orën 01:30 AM. Qielli i kthjellet ishte i mrekullueshëm e dukej sikur yjet na ndriçonin rrugën, por me gurët e medhenj që duhet të kalonim, na duhej edhe llampa e kokës. Era e fortë, e cila ngrinte rerën vullkanike, na e vështirësonte shumë shikimin aq sa na u desh të vendosnim syzet e diellit për të ruajtur sytë. Diku nga ora 4:30 filloi të lindte dielli, i cili po shpresonim të na ngrohte prej asaj ere të fortë, por kjo nuk ndodhi. Nuk na ngrohu ama pamja që krjioji gjatë lindjes se tij me hijen e Araratit pas nesh që dërgjej në qiell drejt Iranit ishte një pamje e mrekullueshme, e cila është e vështirë të shpjegohet me fjale, e madje edhe me foto mbetet e vështirë.

FOTOT/ 5 137 metra mbi nivelin e detit, alpinistët shqiptarë në

Në 5000 metra ndaluam me të gjithë grupin dhe vendosem kthetrat për pjesën me borë e akull që na kishte ngelur deri në majë. Gishtat e duarve na kishin ngrirë dhe i ftohti na kishte hyrë në palcë pasi era prej 80-90 kilometra në orë, e bënte të ftohtin të ndihej si -20 grade celcius. Megjithë të ftohtin e lodhjen, maja që e shihnim aq pranë, na motivoi të gjitheve dhe ashtu ngadalë-ngadalë e e të bashkuar si gjithmonë, mbërritëm të gjithë në majë për të valvitur krenarë flamurin Shqiptar. Majën e mbyllëm suksesshëm me brohoritjen tonë tipike: Zig-Zag Zig-Zag hej hej hej, alpinista jemi ne.

FOTOT/ 5 137 metra mbi nivelin e detit, alpinistët shqiptarë në

Me adrenalinen e suksesit, e harruam lodhjen dhe erën dhe zbritem për në kampin 4200 metra gjithsekush me tempon e vet. Mua si Flor, mu desh të zbres po aë dite për në Dogubajazit për shkak të fluturimit të nesërm dhe në fakt nga kënaqesia e ngjitjes se malit me miq të mirë, nuk e ndjeva aspak lodhjen e 30 kilometrave marshim.

FOTOT/ 5 137 metra mbi nivelin e detit, alpinistët shqiptarë në

Back to top button
LAJMET E FUNDIT