Gazetari nxjerr FOTOT: Ky është Behar Xhela, banori më i varfër i Roskovecit! Është në burg se doli paqësisht në protestë, PD e ka harruar në qeli

Gazetari Flamur Çepele ka publikuar fotot e një banori të Roskovecit, Behar Xhelës, dhe thotë se ai ndodhet brenda në burg pasi dy vite më parë ka protestuar paqësisht në një nga protestat e opozitës.

Mirëpo sipas gazetarit, banori më i vetmuar dhe i varfër i qytetit në vend që të ishte i lirë, të kishte punë dhe përkrahje, sot është i harruar në burg. Edhe nga Partia Demorkatike për të cilën ai doli në protestë.

“Po opozita e Roskovecit interesat e kujt mbron, që nuk protestoi qoftë edhe urtësisht para komisariatit, kur e prangosën? Përse ka heshtur, gjatë kësaj kohe, kur Behari ndodhet mbrapa hekurave padrejtësisht?

A nuk ishte edhe ky një pjesëmarrës opozitar, që i u bashkua protestës, organizuar mirë, ku çdo gjë shkoi pa incidente?! Nga gjithë ai tubim qindra protestuesish përse pikërisht njëri; i vuajturi, i pangrëni Behar shkoi në burg?! Ky fakt ka mbetur enigmë”, shkruan gazetari ndër të tjera.

Shënimi i plotë i tij:

Stacioni i fundit i Behar Xhelës: Burgu!

Rrugëve të Roskovecit po u mungon ky kalimtar i përditshëm.

Banori më i vetmuar dhe më i varfër i qytetit sot është në burg.

Para dy vjetësh në protestë, Behari Xhela ishte opozitari më i parëndsishëm, që kundërshtoi paqësisht’ forcat e rendit.

Pikërisht i pastrehu, pa familje, pa punë, pa përkrahje, i fundit në protestë e hëngri burgun!

Unë kam folur e bërtitur, kam shkruar disa herë në mbrojtje të Beharit, i cili në vënd që të kishte liri, punë, përkrahje sociale dhe bukë për të ngrënë; sot ndodhet në burg për akuza foshnjarake e qesharake!

Po opozita e Roskovecit interesat e kujt mbron, që nuk protestoi qoftë edhe urtësisht para komisariatit, kur e prangosën?

Përse ka heshtur, gjatë kësaj kohe, kur Behari ndodhet mbrapa hekurave padrejtësisht?

A nuk ishte edhe ky një pjesëmarrës opozitar, që i u bashkua protestës, organizuar mirë, ku çdo gjë shkoi pa incidente?!

Nga gjithë ai tubim qindra protestuesish përse pikërisht njëri; i vuajturi, i pangrëni Behar shkoi në burg?!

Ky fakt ka mbetur enigmë!

Opozita nuk duhet të dal’ në skenë vetëm për zgjedhje dhe pastaj të ”fshihet” dhe të mos kryej’ asnjë detyrë opozitare!

Të kundërshtonte këtë pushtet klientelist e diktatorial vetëm një herë, të merrte në mbrojtje duke dhënë argumenta se, pasi të fusësh në burg gjithë banorët e Roskovecit, i fundit do të ishte gjynaqari Behar.

Apo e ka lënë shpërthimin dhe hakërrimin kur të marr pushtetin?!

Në këto kushte kur pushteti i rilindjes ka ozurpuar gjithçka, kur policia e shtetit realizon planin e burgjeve me tipa që ”s’ka ku i kap qeni”, të shkretë si Behari (opozitari me zhele); heshtja është vrastare, ndërsa ngritja e zërit, revolta për të zezat kësaj qeverie, është aktuale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT