“Gjatë operacionit në Siri iu kërcënua jeta edhe…”/ Rama: Dy persona refuzuan riatdhesimin, po mbahen peng

Teksa mbajti një konferencë për mediat pas riatdhesimit të 5 grave dhe 14 fëmijëve, të cilët ndodheshin në kampin e ferrit në Al Hawl në Risi, Edi Rama u shpreh se dy shqiptarë kanë refuzuar që të ktheheshin në Shqipëri.

“Gjatë operacionit në Siri iu kërcënua jeta

Kryeministri u shpreh se ata po mbahen peng në vend, ndërsa ndihen të kërcënuar për jetën. Rama shtoi se gjatë këtij operacioni është vënë në rrezik edhe jeta e personave që ndërmorën këtë proces.

“Gjatë operacionit në Siri iu kërcënua jeta

“Operacionet e kësaj natyre janë të vështira, pasi zhvillohen në tokë ku s’janë kampe pushimi apo shtetërore, të sistemuara. Janë kampe lufte. Në këtë drejtim puna që bëhet, është e dyfishtë. Ka pasur rrezik vërtetë dhe për jetët e personave të përfshirë në operacion. Sa i përket numrit, ne kemi çuar një numër të caktuar profilesh prej fillimit kur kemi vënë kontaktet. E paqartë se sa është numri i personave të pa tërhequr. Ka dhe persona që kanë refuzuar, por që nga informacionet thuhet se janë pengje, pengje brenda kampeve. Frikën e kanë se gjatë momentit të shkëputjeve mund t’ju merren jetën. Në dijeninë tonë ka dy persona që kanë refuzuar, dhe nuk kanë bërë hapin për t’u paraqitur”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT