Hajdutët i vodhën vilën në Lalëz? Reagon për herë të parë kreu i SPAK, Arben Kraja

Pas lajmit se në mesin e 7 vilave që janë grabitur së fundmi në Lalëz është dhe ajo e kreut të SPAK Arben Kraja, ka reaguar ky i fundit.
Ai ka mohuar lajmin të cilin e ka quajtur të pavërtetë, ndërsa shton se kjo bëhet për të goditur punën e institucionit që ai drejton.
“Nuk më është vjedhur banesa as këto ditë dhe as më parë. Garantoj publikun se puna e SPAK nuk intimidohet nga “fake news”. Lajmi është i sajuar për të goditur integritetin e institucionit që unë drejtoj”, ka thënë mes të tjerave Kraja për Fax News.
Më tej kreu i SPAK shtoi se 2 javë më parë, ishin vjedhur disa banesa, por pre e vjedhjeve nuk kishte rënë banesa e tij.