I veshur me jelek antiplumb dhe i shoqëruar nga marinsat, Hoxha nxjerr foton e Berishës në Kabul: Tani që legjenda është shpallur “Non Grata” nga amerikanët…

Pasi kryeministri Rama pranoi se SHBA i ka kërkuar Shqipërisë të vlerësojë nëse mund të shërbejë si një vend tranzit, për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion fundor kanë Shtetet e Bashkuara dhe se Shqipëria nuk mund të thotë jo, ka reaguar edhe gazetari investigativ Artan Hoxha.

Ai ka nxjerrë një foto të vjetër të ish-kryeministrit Sali Berisha ku shfaqet  i veshur me jelek antiplumb.

Postimi i Artan Hoxhes:

Lexhenda” në aeroportin e Kabulit në Afganistan me gjoksore dhe jelek antiplumb…

Nga koha kur “Lexhenda” ishte aleat strategjik me amerikanet dhe kur marinsat kujdeseshin për sigurine e tij gjate misionit në Afganistan…

Tani qe eshte shpallur “non grata” nga amerikanet, besoj se do jete serish i mire pritur në Kabul nga talebanet, kundershtaret e të cileve do ti prese me ceremoni Rama në Tirane.

Mesa duket Rames i mbeti të beje foto me brekushe alla taleban me afganet në aeroportin e Rinasit.

Edhe pse ne fakt do të preferonte foto me Sheiket e Gjirit Persik te Nusreti në Dubai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT