Ish-diplomati britanik paraqet planin se si Serbia do ta njohë Kosovën

Ish-diplomati britanik në Bosnje e Hercegovinë, Timothy Less, ka dhënë disa parashikime lidhur mes dialogut të Kosovës dhe Serbisë, raporton Face.ba, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas tij, plani është që Serbia ta njohë Kosovën, duke shtuar se mund të ketë konflikt rreth Mitrovicës së Veriut.
“Boshnjakët nuk mund ta mbrojnë Bosnjën! Serbia do ta njohë Kosovën për Republikën Srpska, ky është plani. Mund të ketë konflikt përreth Bërçkos, Mostarit dhe Mitrovicës së Veriut. Sllovenët kanë interes për Ballkanin, ata e kuptojnë strukturën mendore ballkanike. Evropa duhet ta marrë iniciativën. Ata vendosën të fillojnë mekanizmin përmes ‘non-paper’. ‘Non-paper’ nuk do të zbatohet derisa Biden është në pushtet. Sllovenët po testojnë reagimin ndërkombëtar me këtë letër”, theksoi Less.
Ai tha se tensionet do të mbesin derisa të ndryshohen kufijtë, si dhe nuk parashikohet ndonjë luftë.
“Nëse ka dhunë, ajo do të vijë nga boshnjakët që mbrojnë BeH. Lloji i vetëm i konfliktit në të cilin ata mund të çojnë është një përsëritje e konfliktit të vitit ’99 në Kosovë. Është një vetëvrasje politike! Boshnjakët nuk kanë ushtri, nëse sulmojnë serbët, do të kenë problem me Serbinë, do ta humbin integritetin e tyre moral. Nëse serbët do të shkëputen, boshnjakët do të protestojnë, por ata nuk do të luftojnë për të pamundurën. Nëse Republika Srpska shkëputet, BeH do të gjendej në situatën që Serbia e ka me Kosovën. Situata ka ndryshuar, njerëzit janë ndarë, ekziston një kufi i qartë që ndan Republika Srpskan nga Federata. Mali i Zi është një rast tjetër, unë nuk e shoh atë rrezik, serbët dhe malazezët janë afër. Si mund të jeni i sigurt që boshnjakët ose shqiptarët do të fillonin një luftë, është një luftë me një gjë të pamundur. Unë nuk jam dakord me pozicionin e serbëve të Bosnjës. Derisa të mos plotësohen dëshirat e serbëve, nuk do të ketë paqe në Ballkan”, tha Less.
Ai u pyet se a është pro “Shqipërisë së Madhe” apo “Serbisë së Madhe”, ai tha se nuk mbështet asgjë të madhe, sepse koncepti i tyre është të formojnë bashkësi të shpërndara.
“Unë nuk mbështes asgjë të madhe, koncepti i shteteve të mëdha është të formojnë bashkësi të shpërndara. Ajo që unë shoh në të ardhmen janë shtetet komb pasi ato ekzistojnë kudo, kjo është ajo që dëshirojnë vërtet njerëzit në Republika Srpska. Derisa të plotësohen këto dëshira, rajoni do të jetë i tensionuar dhe i paralizuar. Nuk do të ketë riorganizim të rajonit në të ardhmen e afërt. Biden nuk do ta pranojë atë. Unë nuk e përjashtoj mundësinë e konflikteve të vogla përreth Bërçkos, Mostarit dhe Mitrovicës”, tha Less.
Less u pyet po ashtu edhe lidhur me bashkimin e forcave që të bëhet një Ballkan I plotë në BE ku nuk ka kufij ose probleme, ku tha se ajo politikë ka dështuar.
“Ajo politikë ka dështuar. Franca nuk dëshiron të dëgjojë për këtë, me zgjerimin e BE-së, ndikimi i saj dobësohet. Rajoni po përpiqet të përmbushë kriteret për BE-së sepse ato janë nën barrën e shteteve. Rajoni nuk do të hyjë kurrë në BE. Ata kishin mundësi për 20 vjet, nuk patën sukses”, përfundoi Less./Gazeta Sinjali/