Karrigia që la bosh Kryemadhi! Pse mungoi “NONA” e LRI-s në kampin e Jalës?!

Pavarësisht humbjes së thellë më 25 prill, LSI ka vijuar me traditën, duke mbledhur edhe këtë vit në një kamping në Jalë të rinjtë mbështetës të kësaj partie.
Por ajo që bie në sy është mungesa e kryetares së LSI, Monika Kryemadhit, ndërsa të pranishëm ishin Petrit Vasili, Endrit Braimllari, Erisa Xhixho e Floida Kërpaci.
Kryemadhi ka transmetuar live në Facebook organizimin, por pa sqaruar arsyet se pse mungonte në këtë aktivitet, hera e parë që ndodh një gjë e tillë.
Kjo mungesë e Kryemadhit shton edhe më shumë pikëpyetjet për pozicionin e saj në këtë parti dhe nëse do të vijojë ta udhëheqë sërish atë edhe pas difatës së 25 prillit.
Prej kohësh, Kryemadhi nuk është shfaqur në publik dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me shumë çështje të rëndësishme në vend.
Kjo u duk paska e çudithme pasi kryetarja e LSI-s asnjëherë nuk kishte munguar në kampingjet me të rinjtë e LRI-s në Jal. Kryemadhi shfaqej duke kënduar dhe gatuar me këngën “laje-laje porsi rosat” dhe para zgjedhjeve të 2021.
Vitin e kaluar kryetarja e LSI ishte filmuar teksa ka “përveshur” mëngët dhe ka përgatitur darkën për të rinjtë e LRI-së, si dhe më pas ka larë enët, duke dhënë një “leksion” për të rinjtë e LRI.
Rezultati i zgjedhjeve të 2021 duket se e tronditi Kryemadhin pasi ajo u premtoi se do të merrnin mbi 30 mandate dhe morën 4 mandate.
Duket se zemërimi i Kryemadhit me të rinjtë dhe anëtarët e LSI, nuk ka ikur ende aq sa ajo nuk ju erdhi fare në kampingun e Jalës. Kjo mendohet të jetë edhe arsyeja pse Kryemadh nuk ishte ditëbn e djeshme në kampin e Jalës./Gazeta Shqip