Këngëtari shqiptar kujton fjalët nënçmuese të Bregoviçit për Nënë Terezën: Në vitin 2012 dashuria juaj Goran e quajti…

Një tjetër shkrim për këngëtarin Goran Bregoviç ka ardhur së fundmi nga Genc Prelvukaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka kujtuar fjalët nënçmuese që Bregoviç ka përdorur dikur ndaj Nënë Terezës.

“Për disa plehra të pushtetit, analistë e zyrtarë hajdutë, primitivë që nuk marrin erë nga shoqëria e edukuar, që kanë provuar ta arsyetojnë pjesëmarrjen e Goran Bregovic-it, në ëmër të gjoja qytetarisë kur era djersë ju ku tërbon gjithandej. Në vitin 2012, dashuria juaj Goran Bregovic, e kishte quajtur “cigane”, fjalë nënçmuese për komunitetin Rom, shqiptarën me origjinë nga Prizreni dhe e lindur në Shkup, Nënën Terezë.”, shkruan ai.

Kujtojmë se të shumtë janë ata artistë të cilët prej ditësh kanë ngritur fort zërin për bojkotimin e koncertit ku pritet të këndojë Bregoviç.

Më herët Capital T dhe Dafina Zeriqi anuluan pjesëmarrjen e tyre në “Festa e Birrës”, Korçë pasi nuk mund të ndajnë skenën me të njëjtin person që dikur ka frymëzuar ushtarët serb për masakrat në Kosovë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT