Kim flet për afganët në Shqipëri: Numri i afganëve që do të vijnë në Shqipëri nuk është vendosur ende, situata ndryshon nga momenti në moment

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Në fokus të takimit ishte ardhja e shtetasve afganë në Shqipëri, një pjesë e të cilëve pritet të mbërrijë sot.

Në fjalën e saj, ambasadorja kujtoi edhe njëherë “BESEN” e shqiptarëve, ndërsa tha se nuk ka një shifër të saktë mbi numrin e afganëve që do strehohen në vendin tonë.

“Kishim një takim shumë të mirë sot. Jemi të prekur nga vendimi i Shqipërisë për t’i dhënë strehim të përkohshëm. I shpreh mirënjohje popullit shqiptar për ndihmën e tyre. Ne nuk kemi një numër të saktë ende, po ndryshon shumë shpejt. Njerëzit do të vijnë këtu përkohësisht dhe më pas do të vendosen në SHBA. Disa po vendosen direkt në SHBA”, tha ambasadorja Kim./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT