LAJMI I FUNDIT/ Shifra të frikshme infektimesh, 3 të vdekur nga covid sot në Shqipëri

Situata e pandemisë në Shqipëri vijon të përkeqësohet, ndërsa autoritetet raportuan se gjatë 24 orëve të fundit, 3 persona me covid19 kanë humbur jetën. Në total, numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 2 471.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 qytetarë: një qytetar 57 vjeç nga Tirana, një qytetar 76 vjeç nga Vlora dhe një qytetar 84 vjeç nga Fieri. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, njoftuan autoritetet në vendin tonë.

Edhe numri i infeksioneve vijon të mbetet i lartë. Ministria raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 7733 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 477 qytetarë.

Rastet janë regjistruar në këto bashki: 174 raste në Tiranë, 46 në Shkodër, 20 në Sarandë, 19 në Elbasan, 17 në Berat, nga 16 raste në Malësi e Madhe, Lezhë, 14 në Vau i Dejës, nga 13 raste në Kamëz, Gjirokastër, nga 11 raste në Fier, Vlorë, nga 10 raste në Kavajë, Lushnje, nga 8 raste në Durrës, Dibër, Korçë, 5 në Tropojë, nga 4 raste në Has, Patos, Divjakë, Poliçan, nga 3 raste në Pukë, Kukës, Krujë, Pogradec, Dimal, Cerrik, Peqin, nga 2 raste në Kurbin, Mallakastër, Himarë, Kuçovë, Skrapar, nga 1 rast në Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Mat, Roskovec, Selenicë, Delvinë, Konispol, Memaliaj, Devoll, Librazhd.

Kujtojmë se një ditë më parë u regjistruan 451 të infektuar dhe 2 viktima.

Apeli

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT