Lind në Itali, po nuk quhesh italian/ Absurdi i ligjit të shtetësisë që vuajnë edhe mijëra shqiptarë

Në moshën 16-vjeçare, Great Nnachi është një nga atletët më premtues të Italisë në kërcimin së larti. Dy vjet më parë, adoleshentja theu rekordin italian për kategorinë e moshës saj, duke kapërcyer me sukses 3.70 metra.

Por, pavarësisht se ka lindur në Torino, ajo nuk është në gjendje të marrë nënshtetësinë italiane dhe të konkurrojë për Italinë në skenën botërore. Për shkak se prindërit e saj janë nigerianë, ajo do të duhet të presë deri në ditëlindjen e saj të 18-të para se të mund të aplikojë për kombësinë italiane, pasojë e ligjit të origjinës të Italisë.

Giovanni Malago, kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar të Italisë u ankua për burokracitë që ndeshin atletët italianë me origjinë të huaj, të tilla si Nnachi, të cilët duan të konkurrojnë për vendin e tyre, por që nuk kanë nënshtetësi.

Lamont Marcell Jacobs Jr fitoi për Italinë arin e parë olimpik 100 metra në Tokio. Ai nuk ka lindur në Itali, por në një bazë ushtarake në vendlindjen e babait të tij në SHBA. Sidoqoftë, meqenëse nëna e tij është italiane, ai ësht ështetas italian që nga lindja, një privilegj që nuk iu dha atletëve të lindur në Itali, si Nnachi, apo edhe sprinteri olimpik Fausto Desalu.

Cilat janë rregullat e shtetësisë së Italisë?

Ndryshe nga vendet e tjera të Europës, Italia është e “huaj” te rregullat e shtetësisë, duke siguruar të drejta të bazuara në lidhjet e gjakut dhe jo në bazë të vendlindjes së fëmijëve, një ide e njohur si “ius soli”, ose “e drejta e tokës”.

Kjo do të thotë se kushdo që mund të pretendojë një paraardhës të vetëm, të drejtpërdrejtë italian, me kusht që një i afërm i tillë të mos kishte emigruar para bashkimit të vendit në 1861, ka të drejtë automatikisht të bëhet një shtetas italian.

Si një komb emigrant, me një histori të gjatë emigrimi, veçanërisht në Amerikë, kombësia italiane ka favorizuar fuqishëm pasardhësit e atyre që u larguan nga vendi në shekujt XIX dhe XX. Një nocion i tillë i bazuar në trashëgimin e qytetarisë është vetë i rrënjosur në vizionet e gjata të kombësisë duke i dhënë përparësi “gjakut” dhe “racës” mbi përkatësinë kulturore, të cilat ishin veçanërisht të përhapura në fund të viteve 1800.

Në kontrast me të drejtat që lidhen me të afërmit e gjakut të dikujt, parimi i “të drejtës së tokës” i jep shtetësinë atyre që kanë lindur brenda territorit të një shteti të caktuar. Shumica e vendeve në Amerikën Veriore, Qendrore dhe Jugore e zbatojnë këtë pa kushte, si dhe disa shtete europiane si Franca dhe Gjermania, megjithëse me kufizime të caktuara, të tilla si të kesh një prind me origjinë franceze në rastin e të parës dhe një prind që ka qenë gjerman banues për të paktën tetë vjet në këtë të fundit.

Italia, nga ana tjetër, nuk u jep asnjë formë të shtetësisë automatike atyre që kanë lindur në vend nga prindër të huaj. Përkundrazi, individë të tillë duhet të presin deri në ditëlindjen e tyre të tetëmbëdhjetë para se të mund të aplikojnë më në fund për të qenë qytetarë italianë.

Fitorja e Jacobs mund të ketë sjellë përsëri nën shqyrtim ligjin kufizues të shtetësisë së Italisë. Por debati ka një histori shumë më të gjatë. Prej vitesh, propozimet për të reformuar ligjin e shtetësisë së Italisë, të paraqitura nga koalicioni i qendrës së majtë italiane kanë ngecur në Parlament, të varrosura nën ndryshimet dhe kritikat e panumërta të paraqitura nga partitë e krahut të djathtë të Italisë, veçanërisht Lega Nord e së djathtës ekstreme, e kryesuar nga ish Zëvendëskryeministri Matteo Salvini.

Jacobs ka hedhur poshtë stuhinë mediatike dhe politike që është zhvilluar rreth fitores së tij duke thënë se ai dëshiron të jetë i njohur për atë që bën si atlet dhe jo për përfshirjen në politikë.

Sidoqoftë, triumfi i tij e ka shtyrë rishikimin e ligjit të shtetësisë përsëri në qendër të vëmendjes dhe ndryshimi për atletet si Nnachi mund të vijë më shpejt nga sa mendohet.

Atletja, lindur dhe rritur në qytetin verior të Torinos ka një theks të veçantë piemontez. Ajo është përpjekur që në moshën 10-vjeçare për të përmbushur ëndrrën e saj për t’u bërë një kërcyese olimpike me shkop. Por ajo ambicie është gërshetuar në sfidën e saj më të madhe. Shkalla e pengesave me të cilat u ballafaqua u bë e qartë pas kërcimit të saj të parë rekord.

“Unë ende mund të kujtoj se sa e mahnitshme ishte,” tha Nnachi, duke kujtuar arritjen. “Isha vetëm 14 vjeç në atë kohë dhe sapo kisha arritur rekordin italian në kategorinë time, me 3.70m. Veçse menjëherë do të zbuloja se nuk isha as italiane për të filluar. ”

Ishte trajneri i Nnachi, Luciano Gemelli – i cili e ka marrë atleteb adoleshente nën krahun e tij mbrojtës ai që i dha lajmin së pari.

Sipas Federatës Italiane të Atletikës (FIDAL), përcaktimi nëse kërcimi i saj mund të klasifikohej si një rekord italian ishte “i diskutueshëm”. Pas një beteje për njohje, FIDAL përfundimisht reflektoi në qëndrimin e saj dhe pranoi rekordin e saj.

Nnachi do të tejkalonte rekordin e saj shumë herë, duke arritur 3.80 metra më vonë në vitin 2019, dhe përfundimisht duke arritur një lartësi të të gjitha kohërave prej 4.07 metra në prill 2021.

Por, ndërsa Nnachi tani mund ta quajë veten një mbajtëse rekordesh italiane, ajo ende e gjen veten të kapur në një gjendje burokratike, duke u njohur si italiane nga Federata e Atletikës e vendit, por jo nga shteti, i cili e ka bllokuar atë që të përfaqësojë vendin në skenën ndërkombëtare, si në Olimpiadën e fundit.

Ashtë një harresë që prek edhe vëllain e saj më të vogël, Mega, një futbollist aspirues që luan për klubin e të rinjve të Juventus FC. Ai gjithashtu do të duhet të presë derisa të mbushë tetëmbëdhjetë vjeç para se edhe ai të zgjidhet për të luajtur për Italinë.

“Mesazhi im për të tjerët në situatën time është: mos u ndalni, mos u dorëzoni. Vazhdoni të bëni sport dhe mos lejoni që asgjë t’ju pengojë në ëndrrat tuaja”, thotë atletja.

Burimi Euronews. Përktheu në Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT