Marshimi i pelegrinëve/ Prej 6 orësh e bllokuar rruga drejt Malit të Tomorrit, apeli i policisë

Rruga në ngjitje drejt Malit të Tomorrit që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm është bllokuar. Prej 6 orësh ‘pelegrinët’ janë bllokuar dhe vargu i madh i automjeteve ka ngecur në rrugë.
Të gjitha mjetet që po shkojnë drejt malit, por edhe ato që janë duke zbritur janë bllokuar në këtë aks.
Rruga është shumë e ngushtë dhe nuk lejon shkëmbimin e dy automjeteve në të. Kjo ka sjellë edhe bllokimin e pelegrinëve në rrugë dhe nuk duhet ende sesa do të zgjasë ky bllokim.
Policia e Beratit i bën apel pelegrinëve të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të mos bllokojnë rrugën apo qendrën e Teqesë me parkime, pasi pjerrësia e rrugës e bën të pamundur kthimin pas të mjeteve. Nuk dihet se sa do të zgjasë ky bllokim i mjeteve drejt Malit të Tomorrit, ku vargje kilometrike mjetesh kanë ngecur prej 6 orësh.