Merr fund problemi i pronave në Vuno/ Radhën për regjistrimin e tokave e ka Dhërmiu

Siç ishte paralajmëruar rreth 1 viti më parë për regjistrimin e tokave të Rivierës nga Palasa në Himarë, i është fund një problemi që ekziston prej vitesh në disa fshatra të Jugut.

Drejtori i Kadastrës, Artan Lame, njoftoi se ka përfunduar procesi i regjistrimit në Vuno, dhe tani radhën e ka Dhërmiu.

“Janë rreth 1700 prona në Vuno dhe rreth 800 prona në Dhërmi që e përfunduan këtë proces,” zbulon Lame.

Ky i fundit bashkë me Kryetarin e Bashkisë Himarë Gjergji Goro kanë dorëzuar në mënyrë simbolike certifikatën e pare te pronësisë se banesës dhe të truallit qytetarit Odise Anagnosti, e cila u përfitua pas përfundimit të regjistrimit fillestar në Vuno.

Merr fund problemi i pronave në Vuno/ Radhën për regjistrimin e

Qe prej sot banoret dhe pronaret e fshatit Vuno mund te aplikojnë për marrjen e certifikatës së pronësisë për shtëpitë dhe tokat e tyre.

Lame gjithashtu informoi se është bërë afishimi publik për 800 prona të fshatit të Dhërmiut dhe brenda 45 ditëve, vendait duhet të  konsultojnë produktin e punës së Kadastrës, pas së cilës do të kryhet shpërndarja e certifikatave të pronësisë.

Lame ka kërkuar edhe me tej disponibilitetin e Bashkisë Himare për t’ju krijuar mundësi qytetarëve për çdo vërejtje që ata kanë në lidhje me punën e Kadastrës. Po ashtu drejtori i Kadastrës kërkoi që të gjithë qytetarët që kanë emrin në listë të aplikojnë për pajisje me certifikatë pronësie, si një dokument për të pasur pronën e sigurt nesër!

Regjistrimi i pronave në zonën e fshatrave të Bregut po bëhet për herë të parë në histori, pasi nuk është trashëguar asnjë regjistrim as nga koha e mbretit Zog dhe as nga koha e regjimit komunist. Edhe pas viteve ‘90 rregjistrimi fillestar kishte filluar disa here por kishte dështuar.

Merr fund problemi i pronave në Vuno/ Radhën për regjistrimin e

Back to top button
LAJMET E FUNDIT