“Merrni rrobat e dilni jashtë!”! Boshatisen konviktet e Qytet Studentit, bëhen “streha” e afganëve (Video)

Avioni i parë me afganë do të mbërrijë brenda 24 orëve në Rinas. Ata priten të strehohen në konvikte dhe hotele në Tiranë dhe Durrës. Vetëm 2 ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se do të strehojë qindra afganë që kanë punuar me strukturat amerikane dhe ato të institucioneve të tjera ndërkombëtare në vendin e tyre, pas kërkesës së bërë nga Shtetet e Bashkuara.
Shqipëria do të strehojë 2000 afganë që po braktisin vendin e tyre pas marrjes së pushtetit nga talebanët. Një pjesë e madhe e afganëve do të qëndrojnë përkohësisht në godinat e qytetit studenti, ose në konviktet e tjera në kryeqytet.
Mirëpo për shkak të situatës së përshkallëzuar në Afganistan, edhe tek ne, si vend strehim situata është vështirësuar dhe është krijuar “kaos”. Te Qyteti Studenti godinat nr. 2 dhe nr. 4 janë përcaktuar deri tani si vendstrehimet e shtetasve afganë që pritet të mbërrijnë në Shqipëri.
Siç duket dhe nga pamjet e sigurura nga gazeta Shqip shihen studentë me çnta duke luiruar ambjentet e konvikteve. Ende nuk dihet çfarë do të ndodh me ta tashmë që u përzunë nga konviktet./Gazeta Shqip