Meta del xhiro buzë detit dhe ndalet për të ngrënë petulla: ‘Janë katuni, me të ik truni’ (FOTO)

Presidenti Ilir Meta vazhdon pushimet në bregdetin shqiptar, ndërsa këtë pasdite është ndalur edhe për “petulla katuni.”
Teksa ka publikuar një foto në rrjetet sociale, presidenti shkruan se nuk ka mundur t’u rezistojë petullave si nga duart e gjysheve tona.
“”Petulla katuni me të ik truni”. Pas një ecje të gjatë buzë detit, nuk mund t’u rezistoja petullave si të gjysheve tona, nga duart e këtyre njerëzve të thjeshtë punëtorë, që shërbejnë me kaq dashuri”, shkruan Meta.
Kujtojmë se fati i Ilir Metës si president është në duar të gjykatës kushtetuese, pasi parlamenti i dominuar nga socialistët e shkarkoi atë në fillim të verës./Gazeta SHQIP