Murrizi e çoi në SPAK bashkë me Panaritin, Vojo Bregu publikon dokumentet: Ta kanë dhënë padinë gabim kësaj radhe

Ish-zyrtari i LSI në Ministrinë e Bujqësisë, Vojo Bregu reagon pas kallëzimit në SPAK nga deputeti i opozitës Myslim Murrizi për një tender disa miliona euro në Divjakë.

Murrizi çoi sot në SPAK dy tendera, sipas tij korruptivë, me vlerë 11 milion euro nga të cilat 4.5 milion euro ishin shpenzuar për blerjen e 1912 lopëve që iu shpërndanë fermerëve.

Por ish-sekretar i përgjithshëm i institucionit të Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu ka reaguar duke thënë se një tender apo projekt për vaditjen me pika në Bashkinë e Divjakës, nuk ka patur asnjëherë.

“Të kanë dhënë padinë gabim kësaj radhe”, ironizon Bregu-Murrizin teksa thotë se i vetmi projekt për bujqësinë ka qenë ai i Bankës Botërore.

Reagimi i plotë i Vojo Bregut:

Murriz, nuk ka asnjë projekt të vaditjes me pika në bashkinë e Divjakës, që të furnizohet me ujë nga lumi Shkumbin.

Ta kanë dhënë gabim padinë kësaj rradhe.

Ka vetëm një projekt të Bankës Botërore, të cilin  për të qenë korrekt, po ia bashkëngjis këtij statusi.

Ky projekt për të cilin jam krenar që e kemi udhëhequr bashkë me z. Panariti, ka 2 rekorde, që besoj do te duhen  kohë që të thyhen, pavarësisht se do uroja të thyheshin sa më shpejt.

1. Është kursyer nga prokurimet 11% e vlerës së projektit, rreth 3 milion e 884 mije EURO.

( e kuptoj që për ata që të kanë shtyrë për të bërë  padinë është e pakuptueshme)

2. Është projekti i vetëm pas viteve ’90 në fushën e bujqësisë, ku donatori propozon shtesë projekti rreth 20 milion EURO, për shkak të performancës së lartë.( ata që merren me projekte e kuptojnë mirë, se për ty kam dyshime që e kupton)

Projekti është marrë në dorëzim nga bashkitë përkatëse

Sa i takon lopëve, do bëje mirë të pyesje një të afërmin tënd( një nga djemtë më të mirë dhe të aftë të Shërbimit Veterinar) dhe ai, si pjesë e proçesit, do të të shpjegontë me detaje, se si është zbatuar procedura ligjore  e prokurimit në mënyrën më ekselente.

P. S. Nqs gjen fjalën Shkumbin në projektin e Bankës Botërore, se projekt jo e jo, na e thuaj që ti çojmë në SPAK këta të Bankës Botërore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT