“Na q… nanën mor burrë, m’ke çu në burg”! Deputeti Xhelal Mziu, “qytetari dixhital 2” informon qytetarët

Ditën e sotme deputeti i partisë demokratike Xhelal Mziu ka postuar në faqen e tij në “facebook” një lajm në lidhje me kandidatin për deputet Elton Debreshi. Në përgjimet e policisë u vërtetua se atentatin me trirol në makinën e Debreshit e kanë organizuar, ai bashkë me vëllain e tij.

Kujtojmë se  Elton Debreshi ka qenë kandidat për deputet në qarkun e Dibrës, zonë ku kandidonte dhe Xhelal Mziu. Kohët e fundit Mziu është kthyer në “qytetari dixhital nr2”, pasi informon qytetarët me lajme.

Sikur të mos mjaftonin televizionet e shumta dhe portalet të cilët informojnë qytetarë, Xhelali ka zgjedhur që të bëhet ai “media më e besur në Shqipëri pas doktorit”.

Postimi i plotë i Mziut:

“Na q… nanën mor burrë, m’ke çu në burg”….
Nga përgjimet telefonike, sulmi me tritol në “Benz”-in e kandidatit “të pavarur” për deputet Elton Debreshi, rezulton i inskenuar!
Nga përgjimet ambientale në burg, Alfredi i ankohet Eltonit se mbeti në burg, duke fajësuar atë për ngjarjen.
“I pavaruri” Elton Debreshi ankohej për sulm politik për të përfituar azil politik në perëndim, por pavarësisht se kishte një prapavij të fuqishme nga e majta për të marrë votat e së djathtës, dështoi dhe në tentativen për azil politik!
Arlind Qorri & rilindja, mbështetësit kryesor të tij nuk arritën as të marrin vota në qarkun Dibër, as ti sigurojnë strehim politik në vendet e BE, por i siguruan heqjen e lirisë.
Alfred Debreshi, person i implikuar drejtpërdrejt për lëndën shpërthyese mbi automjet i drejtohet vëllait të tij, Eltonit, me fjalët:
“Më fute në burg, me q… nanën”, “e din se m’ke çu në burg o plak”, “na q… nanën mor burrë”.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në 27 gusht në fshatin Dushaj në lagjja “Kodra e Danit”. Mjeti tip ‘Benz’, në pronësi të shtetasit Elton Debreshi, ishte parkuar në banesën e gjyshes së tij./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT