“O bobo, a ka fëmijë?” Tragjedi në Qafën e Muzinës! Dyshohet për 5 të vdekur, furgoni bie në humnerë, (VIDEO)

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastrës, te Qafa e Muzinës.

Mësohet se një furgon ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë,. News24 shkruan se bëhet fjalë për të paktën pesë të vdekur.

Nga të dhënat e para, mësohet se disa persona ndodhen ende brenda mjetit, ndërsa nuk dihet asgjë për gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe pritet të zbardhin detaje të reja në vijim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT