Odisea e antiamerikanëve shqiptarë, zëdhënës të politikanëve më të korruptuar

Nga Ylli Pata

Ka një zallamahi të llahhtarshme këto 24 orët e fundit për çështjen afgane që është kthyer në një kauzë të re politike në Shqipëri, pikërisht nga ata që duhet të japin ide që politika shqiptare të bëhet sa më europiane dhe moderne.

Teoricienët e antiamerikanizmit, që ‘rastësisht” janë mbështetës politikë të Sali Berishës e Ilir Metës, kanë nisur një sulm të madh ndaj SHBA, për të lidhur mbështetjen amerikane në Afganistan me qeverinë aktuale të Edi Ramës.

E kjo bëhet pikërisht kur çështja më e nxehtë në Shqipëri politikisht është “çështja Sali Berisha”, për të cilin SHBA ka kërkuar të mos hyjë në Parlamentin e ri.

Bie në sy, se në radhët e mjaft zyrtarëve apo edhe njerëzve të PD-së, ka zëra të arsyeshëm për të sqaruar sa më shumë këtë çështje dhe për të mos e lidhur me politikën e ditës.

Ish-ministri i Brendshëm që përfaqësonte PD-në në qeverinë Rama-Basha në 2017-n, kolonel Dritan Demiraj, ka bërë një qasje mjaft shteruese, informative dhe profesionale për të shpjeguar fitoren e talibanëve në Afganistan.

Si ekspert i çështjes, që e ka njohur nga afër dhe autor i tre librave ku ka marrë edhe doktoraturën,. Kolonel Demiraj i shmanget logjikës pa lidhje të sulmit të SHBA.

Ata që e bëjnë këtë lidhje nuk kanë fare lidhje me realitetin. Talibanët, janë kthyer pas një akordi të firmosur me amerikanët në Doha të Katarit, në fund të shkurtit 2020, ndërmjet sekretarit të Shtetit të administratës Trump, Mike Pompeo dhe mullah Abdul Ghani Baradar, kreut politik të talibanëve, aktualisht kreu i qeverisë provizore të Afganistanit.

Ky akord mes SHBA dhe talibanëve u përgatit për vite e vite dhe përfshinte pikërisht atë që ndodhi dje.

Hallet e SHBA, nëse fitoi, ja doli, humbi apo çfarë, më shumë ja qajnë opinioni publik amerikan, apo edhe i vendeve të mëdha.

E leximi i analizave të “rënda” të firmave të mëdha nga mediat prestigjoze, është më e rëndësishme për të kuptuar ç;ka ndodh. Pasi kanë mundësinë e njohjen e duhur për këtë çështje.

Ndërkohë importimi dhe përdorimi si short cut të çështjes së talibanëve me politikën e brendshme në Shqipëri, më shumë se pa lidhje, është një mundësi për të devijuar çështjen kryesore të shtatorit që është “çështja Berisha”.

Afganistani, edhe pse ka qenë një vend ku SHBA e administroi, ai kurrë nuk ka qenë një vend aleat i saj. Ndoshta ka pasur një administratë aleate, por shumica e popullsisë atje, siç është edhe Pakistani, Irani, apo edhe vende të tjera të rajonit, kanë tjetër qasje, tjetër kulturë, tjetër civilizim, e nuk kanë lidhje me mënyrën Perëndimore të jetës, politikës apo shoqërisë.

Afganistani, një vend me 33 milionë banorë multietnik, mbetet një vend tribal që influencohet nga baronët e zonave që janë në organizimin fisnor të shoqërisë.

Ndërkaq, qasjet e Lubonjës e të tjerëve zërave publikë që po përfitojnë nga talibanët për të sulmuar SHBA se “mbron të korruptuarit si në Afganistan”, ka një e vëtëm një arsye: të mbrojë të korruptuarit shqiptarë para stuhisë së reformës në drejtësi, që ka mbështetjen e mbrojtjen e SHBA-së…

TemA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT